Ballina Bota Avokati vetëdigjet në shenjë proteste për ndryshimet klimatike

Avokati vetëdigjet në shenjë proteste për ndryshimet klimatike

Një avokat i njohur amerikan ka humbur jetën, pasi i vuri zjarrin vetes në një park në Nju Jork, në protestë ndaj ndryshimeve klimatike. Trupi i David Buckel, 60 vjeç, u gjet në parkun “Prospect” në Brooklyn.

Në një letër që iu gjet pranë, ai shkruante se i kishte vënë zjarrin vetes, me karburant, për të simbolizuar atë që vet njerëzit po i bëjnë Tokës. Ai shkruante gjithashtu se shumë njerëz thithnin ajër të ndotur dhe shumë vdisnin para kohe,tansmeton top channel.

Buckel ishte i njohur për punën e tij në ndihmë të komunitetit LGBTI, ndërkohë që ka punuar kohët e fundit me disa grupe ambientaliste.

“Ndotja po rrënon planetin tonë, po e bën të pabanueshëm. Po ndot ajrin, tokën, ujin dhe po trazon motin”, shkruante avokati në letrën e tij të fundit, që i ishte dërguar me “e-mail” edhe disa medieve, pak para se trupi i tij të gjendej.

“Vdekja ime e parakohshme nga karburantet reflekton atë që ne po i bëjmë vetes”, shkruante ai.

Buckle ishte avokati kryesor në një rast, në të cilin policia në Nebraska u akuzua se kishte dështuar të mbronte Brandon Teena, një transgjinor adoleshent që ishte përdhunuar, sulmuar dhe më pas vrarë.

Historia e tij ishte edhe subjekt i filmit të vitit 1999, “Boys Don’t Cry” dhe Hillary Swank fitoi një “Oscar” për portretizimin e tij.

Loading...