Ballina Bota Arabia Saudite pret manovrat ushtarake shumëkombëshe

Arabia Saudite pret manovrat ushtarake shumëkombëshe

Arabia Saudite përfundoi sot manovrat ushtarake që përfshinin më shumë se 20 vende, një ditë pasi priti një samit arab që dënoi ndërhyrjen në rritje të Iranit në rajon.

“Organizuar në bregun lindor të Arabisë Saudite, operacioni i quajtur “Gulf Shield” përfshinte manovrat e kërkimit dhe shpëtimit si dhe operacionet detare dhe ajrore”, theksojnë zyrtarët.

Mbreti Salmane drejtoi ceremoninë e mbylljes së këtyre manovrave, që sipas tij kanë vënë në dukje një aleancë të unifikuar mes më shumë se 24 vendeve kundër kërcënimeve ushtarake.

“Këto manovra (…) parashikojnë të tregojnë kapacitetin tonë për të ndërmarrë një veprim ushtarak të përbashkët, vullnetin e rajonit për të mbështetur unitetin arab dhe kapacitetin për t’i bërë ballë çdo kërcënimi”, theksoi zëdhënësi ushtarak Abdullah Subaei në një komunikatë të Ministrisë së Informacionit/am/

@tn.lajmelokale
@tetovanews