Ballina Lajme 27 Prilli, Alimi: “U takova me vdekjen”, kërkoheshte gjak shqiptari

27 Prilli, Alimi: “U takova me vdekjen”, kërkoheshte gjak shqiptari

SHPËRNDAJE

Abdulfetah Alimi, polici i drejtorisë së gjashtë të Ministrisë së Punëve të Bredshme (MPB), i cili punonte si sigurim në Parlamentin e Maqedonisë, ndërsa më 27 prill u gjend në vendin e ngjarjes dhe sipas dëshmitarëve ai me veprimin e tij arriti të shëpton kreun e ASH-së, Ziadin Sela nga vdekja gjatë sulmit fizik që ju bë aty nga një turmë huliganësh e banditësh të cilët vërshuan Parlamentin me qëllim të pengimit të zgjedhjes së kryetarit të ri të Parlamentit të Maqedonisë nga ana e shumicës parlamentare.

Abdulfetah Alimi, të hënën ka dëshmuar para Gjykatës penale për rastin e tentimit për vrasje të deputetit dhe kreut të ASH-së Ziadin Sela, raporton Zhurnal.

“Hyra në pres-qendër menjëhërë pasi kishte hyrë turma brenda. Aty në sy me ra Zoran Zaevi, Ziadin Sela, Oliver Spasovski, Talat Xhaferi dhe disa deputet tjerë. Zaev kishte gjak në kokë, ndërsa brenda mbretëronte kaos i vërtet. Kërkoheshte gjak shqiptari. Këto fjalë vijnin nga masa, e cila ishte shumë agresive dhe e dhunëshme. Së bashku edhe me një koleg tjetër kemi mbrojtur aq sa kemi mundur deputetët, por jo vetëm edhe gazetarët”, tha dëshmitari Abdulfetah Alimi, i cili theksoj se situata ka qenë kaotike dhe se e përshkruante si film.

Ai në rrëfim dëshmin e tij tha se më 27 prill është “takuar me vdekjen”

“Zaevit i thonin ti je shqiptarë, je shitur, ndërsa thirrnin e bërtisnin edhe pas Talat Xhaferit edhe Ziadin Selës. Gjuanin me monitor dhe karige në drejtim të Selës”, theksojë Abdulfetah Alimi, dëshmitarë i ngjarjeve të 27 Prillit./Zhurnal.mk/