Ballina Lajme Ziadin Sela ua prish planet Artan Grubave dhe portaleve të tij

Ziadin Sela ua prish planet Artan Grubave dhe portaleve të tij

Pas publikimit të lajmeve tejet  tendencioze në portalet e Artan Grubit, se gjoja Ziadin Sela nuk e ka votuar Ligjin e gjuhës, e ku janë munduar ta  mbështetin me një foto të vjetër  stenogram- votimi  nga  akti i votimit të  Prokurorit Jovevski, ku për dallim nga deputetët e BDI,së,   Ziadin Sela atëherë nuk kishte votuar. Sot po këta janë munduar së sërish  tu servojnë  manipulimin e rradhës  shqiptarëve, e ku për qëllim kishin të hidhnin pluhur mbi figurën e Ziadin Selës, pas deklaratës së transmetuar në gati të gjitha mediat e vendit  ku ndër të tjera z Sela kishte  deklaruar:” “Nuk jam pjesë e Qeverisë, erdha të votoj për ligjin, sipas marrëveshjes që e kishim kur u formua Qeveria”.

Pas këtyre lajmeve tendencioze të porositura nga eksponent të lart të BDI-së, ka reaguar edhe vetë Ziadin Sela nëpërmjet profilit të tij në fejsbuk.

Ja  edhe reagimi i plotë i   z. Sela:

“Në qoftë se pritjet (planet) e dikujt kanë qënë, që vota ime PRO ligjit për përdorimin e gjuhës të shoqërohet edhe me dëshminë gjurmë të gjakut tim, më duhet që t’ju zhgënjej që nuk ndodhi. S’po flas se për çfarë kam qënë i gatshëm. 
Unë VOTOVA, ndërsa NE E GËZOFSHIM!”

Marrë nga http://fol.mk/ziadin-sela-ua-prish-planet-artan-grubave-dhe-portaleve-te-tij/