Ballina Lajme ZAEV: LIGJI PËR GJUHËT DUHET TË MIRATOHET KËTË JAVË

ZAEV: LIGJI PËR GJUHËT DUHET TË MIRATOHET KËTË JAVË

Kryeministri Zoran Zaev ka deklaruar se për nëntë muaj ka është i hapur debati për një çështje të ligjore rreth Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve, ndërsa sipas tij çështja duhet të mbyllet një orë e më parë.

“Pse? Për shkak se më parë janë sjell ligje të tilla me përfundimin e zgjedhjeve parlamentare para formimit të Qeverisë. Tani është ndryshe. Nëntë muaj ka qenë i hapur debati. Të gjithë thanë atë që kishin për ta thënë. Ta lëmë, le të realizohet, le të implementohet dhe do të shohim të gjithë se nuk është diçka që është e dhimbshme, e rëndë ose tragjike, por është diçka që do të mundësoj të merremi vesh më lehtë në mes vete”, ka deklaruar Zaev.

Ai tha se mesazhet që opozita i dërgon i duken si “copy-paste” nga Nikolla Gruevski.

“Por, Qeveria është stabile dhe shumica në kuvend po rritet dhe do të rritet në të ardhmen për shkak se e ardhmja e Maqedonisë është nëpërmjet konceptit një shoqëri për të gjithë.

Por, këtë javë ligji më në fund duhet të miratohet. Pres që sipas procedurave demokratike, ligjit dhe Kushtetutës së Maqedonisë, aspekti i fundit juridik i Marrëveshjes së Ohrit në Maqedoni do të mbyllet që të mund të punojmë në arsim, shëndetësi, infrastrukturë, ekonomi”, deklaroi Zaev. /SHENJA/