Ballina Lajme VMRO-DPMNE: LIGJI PËR GJUHËT NUK SJELL PËRFITIME PËR QYTETARËT

VMRO-DPMNE: LIGJI PËR GJUHËT NUK SJELL PËRFITIME PËR QYTETARËT

Sipas VMRO-DPMNE-së, LSDM-ja i bënë dëm të përhershëm dhe të pariparueshëm Republikës së Maqedonisë duke zbatuar me dhunë “ligjin antikushtetues mbi gjuhët”.

“Miratimi i dhunshëm i ligjit për gjuhët mund ta shtyjë vendin në krizë edhe më të madhe. Do të dërgohet një mesazh se procedura dhe ligjet nuk vlejnë kur ekziston fuqia. E drejta për të propozuar ndryshime për të përmirësuar ligjet nëse shkelet njëherë do të shkelet dhe në të ardhmen, ndërsa kështu më nuk ka demokraci”, citohet në njoftimin e VMRO-DPMNE-së.

Sipas VMRO-DPMNE-së, ky ligj nuk sjell përfitime për qytetarët por “vetëm probleme të reja dhe në mënyrë shtesë ky ligj do të sjellë ndarje të reja midis qytetarëve dhe vetë vendit”.

” VMRO-DPMNE me të gjithë deputetët ofron mbështetje të proceseve reformuese të LSDM-së dhe sjelljen e të gjitha ligjeve reformuese, por vetëm me një kusht, të tërheqë ligjin për gjuhët. Proceset reformuese janë më shume dhe shumë më të rëndësishme se sa sjellja e ligjit antikushtetues mbi gjuhët, i cili në të ardhmen nuk do të na sjellë të mira, por vetëm do të bëhet më keq”, citohet në njoftimin e VMRO-DPMNE-së./shenja/