Ballina Kronika Vjedhje e rëndë në “Neptun Maqedonia” në Tetovë

Vjedhje e rëndë në “Neptun Maqedonia” në Tetovë

Sot (13 mars) rreth orës 3, persona të panjohur kanë kryer grabitje të rëndë në dyqanin për tregtim të teknikës së bardhë “Neptun Maqedonia”, në pronësi të 43-vjeçarit A.P nga Shkupi, që ndodhet në rrugën “Boris Kidriç” në Tetovë, transmeton Tetova News.

Pasi me anë të një bekatoni kanë thyer xhamin e derës kryesore, ata në dyqan kanë marrë 6 telefona celularë nga marka të ndryshme dhe katër makete të telefonave celularë dhe pa u vënë re janë larguar nga objekti.

Dëmi financiar i kësaj vjedhjeje është vlerësuar në 240 mijë denarë dhe është shkaktuar dëm material me vlerë 3000 denarë.
Po merren masa për zbardhjen e këtij rasti dhe kapjen e keqbërësve, transmeton Tetova News