Ballina Bota Trump shkarkon Rex Tillersonin nga posti i sekretarit shtetëror

Trump shkarkon Rex Tillersonin nga posti i sekretarit shtetëror

Presidenti amerikan, Donald Trump ka shkarkuar Sekretarin e Shtetit Rex Tillerson, duke e zëvendësuar atë me drejtorin e CIA-s, Mike Pompeo.

Duke falënderuar Tillerson për shërbimin e tij Trump në Twitter ka shkruar se sekretari i ri i shtetit do të bëjë një “punë fantastike”.

Tillerson, ish-drejtor ekzekutiv i ExxonMobil, u emërua në këtë post rreth një vit më parë, njofton Klan Kosova.