Ballina Bota Tillerson thyen heshtjen pas shkarkimit, kritika Rusisë

Tillerson thyen heshtjen pas shkarkimit, kritika Rusisë

Ish-sekretari amerikan i Shtetit Rex Tillerson i shkarkuar sot nga detyra, thotë se do të kthehet në jetën private, duke i bërë thirrje diplomatëve amerikanë në mbarë botën që të punojnë me përkushtimin mbi betimin që kanë marrë në bazë të Kushtetutës. Ai thotë se “bota ka nevojë për udhëheqës vetëmohues, ndërsa udhëheqja amerikane fillon me diplomacinë”.

Tillerson thotë se ka marrë një telefonatë nga presidenti i Air Force One pak pas mesdie, rreth tre orë pasi zoti Trump njoftoi shkarkimin e tij nëpërmjet në postimi në Twitter.

“Ajo që është më e rëndësishme është të sigurohet një tranzicion i rregullt dhe i qetë gjatë kësaj kohe që vendi të vazhdojë të përballet me politika të rëndësishme dhe sfida të sigurisë kombëtare”, thotë Tillerson.

Ai shton se i delegon të gjitha përgjegjësitë tek zëvendësi i tij.

Duke iu drejtuar punonjësve të tjerë të qeverisë, Tillerson thotë: “Të gjithë morëm të njëjtin betim zyrtar.

“Ne të gjithë jemi të lidhur me angazhimin e përbashkët, për të mbështetur dhe mbrojtur kushtetutën.

“Ne mbetemi të palëkundur këtu në Uashington dhe në postet anembanë botës.

Tillerson ka përshkruar arritje diplomatike gjatë qëndrimit në post.

Tillerson kritikon Rusinë

Ai thotë se Uashingtoni duhet të bëjë më shumë për t’iu përgjigjur “sjelljeve dhe veprimeve shqetësuese” të Rusisë.

“Rusia duhet të vlerësojë me kujdes se si veprimet e saj janë në interesin më të mirë të popullit rus dhe botës më gjerësisht”.

“Vazhdimi i trajektores së tyre aktuale ka të ngjarë të çojë në një izolim më të madh”, thotë Tillerson.