Ballina Kronika Tetovë, ndalon për të blerë mish, i vjedhin makinën

Tetovë, ndalon për të blerë mish, i vjedhin makinën

Pesëdhjetë e gjashtë vjeçari A. E nga fshati Tenovë i Tetovës, dje (12 mars), rreth orës 13, ka denoncuar rastin e vjedhjes së makinës së tij.

Ai njoftoi policinë se dy orë para denoncimit të këtij rasti, ka ndaluar me makinën e tij “Golf 2” para një dyqani për tregtimin e mishit në rrugën “Jane Sandanski” në Tetovë për të bërë pazar. Ai nuk e ka mbyllur derën e makinës dhe çelësat i ka lënë në bravën e saj, transmeton Tetova News.

Në ndërkohë, një person i panjohur ka përfituar nga pakujdesia e tij, e merr makinën dhe niset për në drejtim të panjohur.
Po punohet për zbardhjen e rastit të denoncuar dhe gjetjen e keqbërësit, transmeton Tetova News.