Ballina Lajme Tension në Kuvend: Ja si ndodhi përplasja mes Gruevskit dhe Xhaferit (VIDEO)

Tension në Kuvend: Ja si ndodhi përplasja mes Gruevskit dhe Xhaferit (VIDEO)

Seanca ku duhet të debatohet për Ligjin e gjuhëve ka vazhduar me tensione. Sigurimi i Kuvendit pengoi një përplasje fizike mes kryeparlamentarit Talat Xhaferi dheish kreut të VMRO-DPMNE-së opozitare, Nikolla Gruevski. Gruevski është ngjitur lartë në foltore dhe ka kërkuar nga Xhaferi që ta ndërpresë punën e Kuvendit.

Gruevski i nervozuar gjuajti gotën me ujë drejt Xhaferit, ndërsa shumë pak mungoi që të vijë deri tek përleshja fizike mes tyre.

Xhaferi nën presion të opozitës vendosi që të ndërpresë seancën dhe deputetët të shkojnë në pauzë për 15 minuta.