Ballina Futboll Sonte përcaktohen dy çerekfinalistet e tjera në Champions

Sonte përcaktohen dy çerekfinalistet e tjera në Champions

Sonte rikthehen emocionet në Champions League me dy ndeshjet e kthimit që do të përcaktojnë dy skuadrat e tjera çerekfinaliste.

Roma do të presë në “Olimpico” Shakhtar Donetskun ku do të kërkojë përmbysjen e madhe pasi ndeshjen e parë e fituan ukrainasit me rezultatin 2-1.

Ndërsa në krahun tjetër Manchester United do të synojë kalimin në turin tjetër pas barazimit pa gola në Spanjë./sn/