Ballina Shëndeti Rregullat e arta për një trup perfekt

Rregullat e arta për një trup perfekt

Sa herë e ushtroni sportin gjatë javës? Ushtrimi disa herë në javë është vendimtar për rritjen në masë të muskujve, përmirësimin e metabolizmit dhe ndryshimin e formës së trupit, por edhe shprehitë tuaja në kuzhinë pasi sigurisht duhet pasur kujdes se çfarë konsumoni.

Duke ndjekur këshillat e një trajneri si Pete Fraser, fillimisht duhet hartuar një plan ushqimi i kufizuar në kalori dhe i përqendruar në ushtrime trupore, duhen konsumuar ushqyesit e duhur dhe mbi të gjitha duhet pakësuar yndyra.

Karbohidratet nuk janë armiq

Të gjithë ata që kërkojnë përreth për mënyrat më të shpejta në të humburit peshë i mendojmë karbohidratet si armiq që duhet t’i nxjerrim jashtë trupit dhe proteinat si alternativa më e mirë për t’i zëvendësuar.

Megjithatë, në bazë të sugjerimeve të instruktorit, humbja e karbohidrateve konsiston në një dietë kryesisht e përqendruar në peshën e ujit në vend të indeve, edhe pse ju mund të mos i përfshini karbohidratet në përditshmëri por sërish do të keni po të njëjtin rezultat dramatik.

Kështu që mos i anashkaloni alternativat, bukë të thekur ose tost në mëngjes, banane para ushtrimeve, oriz në drekë, ndoshta pak karbohidrate pasdite dhe darkën lëreni për proteina.

Zgjidhni proteinat e duhura

Një tjetër mit i dietave që ka mashtruar shumë apasionues është ideja e të konsumuarit proteina në masë të pakufizuar nga çdo përbërës duke theksuar vetëm faktin që niveli i karbohidrateve në trup të ishte i ulët. Kjo do të thotë konsum i lartë i mishit të kuq dhe i proshutës.

Ndoshta duhet ta marrim më qetë, të konsumojmë proteina, por të duhurat dhe me limit, të tilla si peshk, pulë, gjel deti dhe vezë. Të përfitosh nga fuqia që japin proteinat por pa yndyra të larta dhe kalori të tepërta është një zgjidhje më e mençur.

Planifikimi është gjithçka

Mbani shënim nëse nuk i mbani mend pasi çdo gjë e planifikuar ka më shumë kuptim. Shkruani një plan javor se çfarë do të konsumoni ditët e javës. Nëse mundeni lini boshllëqe midis mëngjesit dhe drekës apo edhe pasdites për ndonjë vakt të lehtë ku mund të rebeloheni.

Duke krijuar një strukturë të tillë ju ndihmon shumë, madje edhe ju frenon nga tendenca e hapjes së frigoriferit.

Perime me bollëk

Java e parë do të rezultojë e vështirë derisa trupi juaj t’i përshtatet regjimit dhe kjo do t’ju shkaktojë uri.

Një mënyrë për ta luftuar këtë, sidomos në mbrëmje, është të konsumoni me tepricë sallatën jeshile, ta mbushni pjatën aq plot sa të mos ju shkojë më mendja për ndonjë kofsh pule ose peshk në skare.

Shumica e perimeve nuk ju shtojnë shifrat në kalori ndaj ju këshillohet të konsumoni spinaqin, brokolin me spërkatje të lehtë të salcës soje, karotën dhe preshin me hudhër dhe xhenxhefil./sn/

@tn.lajmelokale
@tetovanews