Ballina Futboll Presidenti i PAOK futet në fushë me revole, ndërpritet ndeshja

Presidenti i PAOK futet në fushë me revole, ndërpritet ndeshja

Presidenti i klubit futbollistit PAOK Salonika, është futur në fushë me revolver, çka ka bërë që të shkaktohet tollovi dhe të ndërpritet ndeshja me AEK-un e Athinës.

Ivan Savvidis provoi që të konfrontohej me gjyqtarin e takimit, me revole në brez, pasi që në minutën e 89-të ishte anuluar një gol për shkak të ofsajdit, kur rezultati ishte 0:0, shkruan BBC, përcjell Klan Kosova.

Lojtarët e AEK e lanë fushën të brengosur për sigurinë e tyre për çfarë edhe nuk u rikthyem më.

Takimi është ndërprerë zyrtarisht për dy orë dhe më u raportua se gjyqtari kishte ndryshuar vendimin e tij.

FIFA ka thënë se është njoftuar për incidentin për çka është tejet e brengosur ku dhe ka paralajmëruar masa disiplinore për Federatën e Futbollit të Greqisë.