Ballina Lajme PIROK, RRËSHQITJA E DHEUT RREZIKON BANORËT (VIDEO)

PIROK, RRËSHQITJA E DHEUT RREZIKON BANORËT (VIDEO)

Kështu duket një pjesë e fshatit Pirok të Komunës së Bogovinës tashmë 10 ditë, pas reshjeve të rrëmbyeshme të shiut që kapluan rajonin më të gjerë të vendit. Banorët apo të prekurit thonë që ky problem i rrëshqitjes së dheut daton dekada më parë dhe sot e kësaj dite nuk ka një zgjidhje, por situata mund të përkeqësohet sa herë që ka reshje të shiut.

Banorët që jetojnë në afërsi të kësaj katastrofe natyrore thonë se institucionet kanë qëndruar në vendin e ngjarjes dhe se është lajmëruar rreziku dhe dëmi, madje edhe në instance më të larta se Komuna, por sot e kësaj dite nuk ka një ndërhyrje që do të qetësone këto banorë.

Derisa të vijnë kompetentët këta banorë duhet t’i mbajën sytë ka qielli dhe të luten që mos të ketë të reshura të rrëmbyeshme me çka do të rrezikoheshin të mirat e tyre materiale. /Art Channel/

Loading...