Ballina Lajme OSMANI: NËSE MARRËDHËNIET NDËRETNIKE KEQPËRDOREN NGA VMRO-DPMNE, ATËHERË DO TË JU NDODHË...

OSMANI: NËSE MARRËDHËNIET NDËRETNIKE KEQPËRDOREN NGA VMRO-DPMNE, ATËHERË DO TË JU NDODHË KEQ

Zv/ kryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani sot me Drejtoreshën e Përgjithshme të Suedisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar Zhvillimor (SIDA), Kerin Jamtin, kanë nënshkruar Marrëveshjen për bashkëpunim zhvillimor si dhe Marrëveshjen për kushte të përgjithshme të bashkëpunimit zhvillimor mes Republikës së Maqedonisë dhe Suedisë.

Osmani theksoi se sot është ditë e rëndësishme për Maqedoninë dhe për rrugën e saj Euro-Atlantike, por edhe në raportet bilaterale me Suedinë, sepse pas gjashtë viteve ndërprerje rikthehet mbështetja finansiare e Suedisë për Maqedoninë edhe atë në vlerë prej 9 milionë euro.

Gjithashtu në pyetjen e gazetarëve lidhur me Ligjin për përdorimin e gjuhëve ka thënë se nëse dikush kërcënon agjendën reformuese për mos miratimin e Ligjit për gjuhën shqipe është kulmi i papërgjegjësisë politike që mund të bëj një parti politike

“VMRO-DPMNE e di se ka nevojë për lëndë djegëse për ta mobilizuar elektoratin, dhe strukturën partiake për ta konsiliduar nga brenda por kjo lëndë djegëse është e papërshtatshme, për shkak se u plasi në dorë njëherë, nëse marrëdhëniet ndëretnike përdoren si lëndë djegëse për të mobilizuar elektoratin partiak do të ju ndodhë edhe më keq”.

Ndërsa Osmani përfundoi duke thënë se Qeveria është e vendosur për qëllimet që do të arrijë, për shtet multietnik dhe të antarësuar në NATO dhe BE, dhe nuk ka pengesë qo do të mund të na ndalë./tv21/