Ballina Bota Operacion gjigand për drogën arrestohen 43 persona (VIDEO)

Operacion gjigand për drogën arrestohen 43 persona (VIDEO)

Në kuadrin e luftës kundër drogës dhe të ndalimit të trafikut të lëndëve nderkotike policia ka ndërmarrë një aksion të madhe për arrestimin e shumë përsonave.

Në orët e para të mëngjesit të sotëm Policia italiane në bashkëpunim me Policinë shqiptare ka ekzekutuar një operacion të përbashkët antidrogë të koduar “Shefi” nën koordinimim e Antimafias Italiane.

Mbi 200 forca të rendit kanë ekzekutuar 43 urdhëra arrestimi ndaj personave të akuzuar për trafik marijuane, kokaine e hashashi.

Droga trafikohej me mjete lundruese nga Shqipëria drejt rajonit të Puglias.

Operacioni “Shefi” ka nisur hetimet në vitin 2016 nga antimafia italiane e qytetit të Barit./sn/