Ballina Lajme Ndikim i madh fetar në politikë

Ndikim i madh fetar në politikë

Në lidhje me ndërtimin e objekteve fetare në Maqedoni, 75.9 për qind kanë vlerësuar se ka mjaftueshme, ndërsa 44.6 për qind se tempujt janë më shumë në funksion në shënimin e territoreve në ndikim

Evis HALILI

Shkup, 14 mars – Dy bashkësitë më të mëdha fetare në Maqedoni – Kisha Ortodokse e Maqedonisë (KOM) dhe Bashkësia Fetare Islame (BFIM) kanë ndikim ndaj politikës, tregon sondazhi i Fondacionit “Konrad Adenauer” të zbatuar në bashkëpunim me Institutin për Hulumtime Politike – Shkup dhe Libri i Lutjes për informacione “religija.mk”. Në pyetjen nëse ka dhe sa është ndikimi i KOM-it ndaj politikës, 33 për qind e të anketuarve janë përgjigjur se ka ndikim të madh, ndërsa në të njëjtën pyetje për BFI-në, 46.2 për qind kanë thënë se ka ndikim të madh.

Sipas shumicës së qytetarëve të anketuar, ndikimi i BFI-së ndaj disa aspekteve të politikës është i madh se ai i KOM-it. Në lidhje me ndërtimin e objekteve fetare në Maqedoni, 75.9 për qind kanë vlerësuar se ka mjaftueshme, ndërsa 44.6 për qind se tempujt janë më shumë në funksion në shënimin e territoreve në ndikim. Gjithsej 89.1 për qind e të anketuarve mendojnë se KOM-i nuk duhet të heqë dorë nga kërkesa për statusin autoqefal dhe barazisë së plotë me kishat e tjera, ndërsa në pyetjen se cila duhet të jetë kisha e parë. e cila do ta njohë statusin autoqefal të KOM-it, 42.1 për qind e kanë theksuar Kishën serbe kundrejt 18.6 për qind të cilët ishin për Kishën bullgare.

Gjithsej 76 për qind mendojnë se BFI arrin ta ruajë islamin tradicional në Maqedoni, 56.9 për qind e miratojnë regjistrimin e bektashinjve në Kërçovë dhe mendojnë se bektashinjve nga Tetova duhet t’ju lejohet regjistrim, ndërsa 55.7 për qind janë kundër kësaj ideje. Në pyetjen nëse përveç shtetit, edhe bashkësitë fetare do të duhej të hapin shtëpi për fëmijë pa prindër ose spitale për personat e rrezikuar social, 81.2 për qind janë përgjigjur me konfirmim, ndërsa 10.8 për qind ishin kundër.

Në sondazh, 74.8 për qind janë deklaruar si krishterë ortodoksë, 22.2, si myslimanë, 0.5 katolikë, po aq si pjesëtarë të religjioneve të tjera, ndërsa 1.9 për qind ateistë. Sondazhi në temë “Religjioni-Politika-Shoqëria. Ndikimi i religjionit në politikë dhe shoqëri” është zbatuar përmes telefonit, në nivel kombëtar, në janar të vitit 2018. Ka përfshirë 1107 të anketuar, ndërsa është hulumtimi i tretë i Fondacionit “Konrad Adenauer”, institutit për hulumtime politike – Shkup dhe “religija.mk”. Në dy hulumtimet e tjera është analizuar shkalla e religjionit të popullatës dhe përdorimi i religjionit në fushata politike. (koha.mk)