Ballina Bota Ndahet nga jeta Stephen Hawking, një nga shkencëtarët më të mëdhenj të...

Ndahet nga jeta Stephen Hawking, një nga shkencëtarët më të mëdhenj të kohës

Një ndër emrat më të shqyar të shkencës, sor ka ndërruar jetë. Shkencëtari, fiziikanti Stivën Hoking është ndarjë nga jeta sot në moshën 76 vjeçare.

Ai vdiq orët e para të kesaj të mërkure në mënyrë natyrale në shtëpinë e tij në Cambridge thuhet në njoftimin nga familjarët e tij.

Po kush ishte Stiven Hoking?

Stivën Hoking lindi më 8 janar të vitit 1942 në Oksford, Britani e Madhe) është një prej fizikantëve teorik më te njohur në botë. Hoking është astrofizikan dhe që nga viti 1979 pronar i katedrës lukasiane dhe profesor matematike në Universitetin e Kembrixhit (detyre që mbahej dikur nga Isak Njutoni), dhe anëtar i Kolegjit Gonvil dhe Kaius, Kemb.

Stivën Hoking solli punë të rëndësishme mbi kozmologjinë, kurse kërkimi i tij është para së gjithash lëmi i fizikes (vrimat e zeza). Ai iu bë i njohur publikut dhe botës studimore nëpërmjet librave të tij shkencorë mbi fizikën moderne.

Në vitin 1963 Haëking u diagnostikua me Amyotrophe Lateralsklerose (ALS), dhe që prej vitit 1968 është udhëzuar të përdorë karrocë të paaftësh.

Nga një prerje e kanaleve të frymëmarrjes humbi në vitin 1985, aftësinë e të folurit dhe për të komunikuar përdor një kompjuter të posaçëm folës.

Ai mori disa çmime ku mund të përmendim:

1.Presidential Medal of Freedom 2009

2.Copley Medal 2006

3.Albert Einstein Award 1978

4.Hughes Medal 1976

5.Albert Einstein Medal 1979

6.Adams Prize 1966

7.Gold Medal of the Royal Astronomical Society 1985

8.Wolf Prize in Physics 1988

9.Dannie Heineman Prize for Mathematical Physics 1976

10.Eddington Medal 1975

11.Fonseca Prize 2008

12.Special Breakthrough Prize in Fundamental Physics 2013

13.Dirac Medal of the Institute of Physics 1987

14.Prince of Asturias Award for Concord 1989
/syri/