Ballina Lajme Naser Selmani: Askush të mos frikësohet nga kriminelët e BDI-së

Naser Selmani: Askush të mos frikësohet nga kriminelët e BDI-së

Kryetari i Shoqatës së Gazetarëve në Maqedoni, Naser Selmani, i cili ditë më parë u kërcënua nga familja e Beqir Asanit, funksionar i lartë i BDI-së, ka deklaruar në protestën e sotme të gazetarëve se “askush të mos frikësohet nga kriminelët e BDI-së, që dje erdhën nga fshati dhe s’kishin bukë të hanin ndërsa brenda natës u pasuruan nga gjaku i derdhur i shqiptarëve”.

Ai shtoi më tej se “shqiptarët e dinë mirë se kush janë kriminelët e BDI-së dhe se një ditë ata do të dalin para drejtësisë, qoftë sot apo nesër, koha e tyre ka marrë fund”.

Ai përfundoj me një apel ndaj gazetarëve shqiptar duke i porostitur ata të mos kenë frikë dhe se asgjë nuk mund t’ju bëjnë, përfundoi fjalimin e tij kryetari i Shoqatës së Gazetarëve, Naser Selmani./ama/