Ballina Futboll Mourinho lëshon deklaratën e pabesueshme, të gjithë po e urrejnë

Mourinho lëshon deklaratën e pabesueshme, të gjithë po e urrejnë

Pavarësisht se Manchester United u eliminua turpërisht, Jose Mourinho nuk e ka ndërmend që të japë dorëheqjen.

Përkundrazi portugezi së fundmi ka lëshaur një deklaratë befasuese pasi ka thënë se Manchester United është mësuar me këto eliminime, shkruan SYRI.net.

“Nuk është fundit i botës. Dy herë u ula në këtë karrige në Champions League dhe e eliminova Manchester Unitedin në shtëpi, në ‘Old Trafford’. Në këtë karrige u ula me Porton – e eliminova Man Unitedin – u ula në këtë karrige me Real Madridin – e eliminova Man Unitedin… prandaj nuk mendoj se është diçka e re për klubin”, ka thënë Mourinho pas ndeshjes.

Pa dyshim kjo deklaratë është komentuar shuam në rrjetet sociale ndërsa të shumtë tifozë britanikë kërkojnë shkarkimin e menjëhershëm të ‘Special One’.

Kujtojmë që Sevilla eliminoi United që vitet e fundit ka bërë shpenzime të çmendura në merkato./syri.net/