Ballina Lajme Mbahet mbledhja e parë e Kuvendit Qendror të Lëvizjes Besa (FOTO)

Mbahet mbledhja e parë e Kuvendit Qendror të Lëvizjes Besa (FOTO)

Lëvizja Besa sonte mbajti mbledhjen e parë të Kuvendit Qëndror, ku me vota unanime u miratuan pikat e rendit të ditës.

Nga mbledhja e parë e Kuvendit Qëndror u miratua rregullorja e punës së Kuvendit Qëndror, u zgjodh Kryesia e Lëvizjes Besa, e cila përbëhet nga profesionistë të dëshmuar, kryesia është freskuar edhe me figura të reja, dhe i është dhënë kujdes i veçantë përfaqësimit të femrës.

Konform normave statutore në këtë mbledhje u caktua edhe numri i nënkryetarëve të Lëvizjes Besa, që do të jetë i përbërë prej katër nënkryetarëve.

Pas këtij rrumbullaksimi Kryesia Qendrore e Lëvizjes Besa është e kompletuar dhe do të përballet me sukses me sfidat në të ardhmen dhe do të jetë gjithnjë në shërbim të interesave të shqiptarëve në Maqedoni.