Ballina Shëndeti Ky ushqim është shkatërrues për mëlçinë, madje edhe më i dëmshëm se...

Ky ushqim është shkatërrues për mëlçinë, madje edhe më i dëmshëm se alkooli

Të gjithë e dinë se dëmet që i shkakton alkooli mëlçisë janë të shumta. Por askush nuk e dinte se ekziston një produkt tjetër që është armik edhe më i madh i mëlçisë.

Ky produkt është sheqeri dhe shkakton dhjamosje të mëlçisë. Një studim, konstatoi se nëse një individ merr më shumë kalori se 1000 kalori nga ushqimet me sheqer, gjatë një periudhe 3 javore, rrit sasinë e dhjamit rreth mëlçisë në 27%.

Është provuar tashmë që sheqeri nuk ndikon vetëm në mëlçi, por ka një sërë efektesh të tjera negative në trup, si:

*Tensionon enët e gjakut
*Shkakton depresion
*Ju bën të varur ndaj tij
*Rrit rrezikun e diabetit të tipit 2
*Rrit nivelet e kolesterolit të keq
*Dëmton lëkurën
*Ndikon në obezitet
*Rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe goditjeve në tru etj./sn/