Ballina Lajme Kuvendi miratoi Ligjin për gjuhët me 64 vota “për” (VIDEO)

Kuvendi miratoi Ligjin për gjuhët me 64 vota “për” (VIDEO)

Në atmosferë të tensionuar krye-parlamentari Xhaferi kaloi Ligjin për përdorimin e gjuhëve me 64 vota “për”.

Situata në salla ka qenë mjaftë e tensionuar vetëm disa minuta më parë sigurimi evitoi përleshjen fizike mes kreut të Kuvendit Talat Xhaferi dhe ish kryeministrit Gruevski. Pas pauzës 15 minutëshe Gruevski u rikthye përsëri në sallë me qëllim që ta tensionojë edhe më shumë situatën dhe ta ndalojë punën e Kuvendit.


Kuvend, ligji i gjuhëve shtyhet për në fund të seancës

Ka zgjatur më shumë se një orë ndërprerja e seancës në Kuvend pas tensionit të krijuar më herët mes opozitës dhe kryetarit të Kuvendit. Por pas këtij pushimi ka pasur edhe ndryshime të rendit të ditës ku është vendosur që në fillim të votohen pikat e tjera të rendit të ditës, ndërsa më pas do të jepet përsëri gjysmë ore pushim për koordinatoret e grupeve parlamentare që të takohen para se të kalohet ne pikën e ligjit të gjuhëve.


Protesta kundër Ligjit për gjuhët jashtë Kuvendit

Ndërkohë jashtë Kuvendit janë tubuar dhjetëra qytetar të cilët protestojnë kundër ligjit për përdorimin e gjuhëve.


Tension në Kuvend, Xhaferi jep një orë pushim

Për shkak të tensionit të krijuar brenda në seancën ku pikë e parë e rendit të ditës ishte  edhe ligji i gjuhëve, kreu i Kuvendit Talat Xhaferi me kërkesë të opozitës dha pushim një orësh. Në fillim të seancës, pjesa më e madhe e deputetëve të VMRO DPMNE-së u paraqitën për procedurale kurse deputeti Ilija Dimovski kërkoi që çështja të kalojë në Komisionin për Çështje të Rregullores për të zgjidhur paqartësitë rreth 35 mijë amendamenteve të kësaj partie.

Dimovski deklaroi se e gjithë procedura ka qenë në kundërshtim me Rregulloren duke filluar nga mospasja e debatit publik, etiketimi i ligjit me yllin evropian, Komisioni amë si dhe mos-shqyrtimi i amendamenteve gjatë leximit të dytë.