Ballina Lajme Kosovë Krasniqi: Serbia duhet të akuzohet për gjenocid

Krasniqi: Serbia duhet të akuzohet për gjenocid

Ish-zëdhënësi i UÇK-së, Jakup Krasniqi, e sheh të nevojshme ngritjen e padisë kundër Serbisë për krime lufte në Kosovë, duke thënë se kjo është e domosdoshme, në të kundërtën ndryshe politika agresive serbe ndaj Kosovës nuk do të ndalet.

Ai në një shkrim në Facebook thotë se Serbia duhet të dënohet për gjenocid dhe të detyrohet t’i paguajë të gjitha reparacionet e luftës.

Postimi i plotë:

Kur po flasim për raportet shqiptare e serbe, e sidomos për politikat serbe ndaj Kosovës që nga Garashanini e krejt deri në ditët e sotme, jo pak herë po bëjmë gabime kardinale. Bëjmë gabime kur gjenocidin serb që filloj të ushtrohet në luftën e fundit në Likoshan e Qirez e pastaj në Prekaz në Lagjen e Jasharëve dhe gjithë politikën serbe të Luftës Çlirimtare po i quajmë: masakër/a apo krim/e. Ato sulme ishin pjesë e një Plani të organizuar mirë. Plan për zhdukje të pjesërishme ose të tërësishme të shqiptarëve, i cili plan nuk mund të quhet ndryshe, veçse gjenocid. Ky është standardi shpjegues i fjalës gjenocid.

Pra, nuk duhet që politikat serbe të gjenocidit t’i reduktojmë në shpërngulje, dëbime, masakra e krime. Në fakt asnjëri nga termet e përmendura, sa do të renda që duken në të dëgjuar, nuk e plotësojnë atë që ishte qëllim i politikës serbe. Politika serbe, jo vetëm ajo e kohës se Millosheviqit kishte për qëllim, zhdukjen e pjesërishme ose të tërësishme të popullit shqiptar në trojet e pushtuara nga Serbia e Jugosllavia. Dhe kjo politikë e theksoj forcërisht mund të mbulohet vetëm me një term, me termin e gjenocidit. Në shërbim të kësaj politike ishte edhe sintagma e njohur serbe: “Kosova djep dhe zemër serbe”!/am/