Ballina Kronika KIDNAPIM NË TETOVË: Tetovari rrahu shkupjanen dhe ia grabiti vajzën!

KIDNAPIM NË TETOVË: Tetovari rrahu shkupjanen dhe ia grabiti vajzën!

Tetovari rrahu shkupjanen dhe me dhunë ia mori vajzën, informon MPB, transmeton Tetova News.

Ministria për Punë të Brendshme njoftoi sot se rasti në polici është denoncuar nga ana e nënës F.S. (39),me banim të përkohshëm në Tetovë, sipas së cilës, 38-vjeçari D.K., rreth orës 19 erdhi në shtëpinë e tyre dhe me dhunë e mori vajzën e saj E.S (18).

Kur nëna u përpoq që t`i kundërvihej, ai e goditi dy herë në kokë, kurse vajzën e saj E.S. e futi në makinë dhe e çoi në shtëpinë e tij.

Pas masave të ndërmarra nga policia, D.K. dhe E.S. janë gjetur dhe janë mbajtur në SPB – Tetovë.

Me rastin është njoftuar prokurori publik dhe punohet për zbardhjen e rastit, transmeton Tetova News.

Policia informon se çka ka ndodhur në Tetovë dhe Gostivar gjatë 24 orëve të fundit