Ballina Sport Juventus blindon kreun, drejt mbrojtjes së titullit kampion

Juventus blindon kreun, drejt mbrojtjes së titullit kampion

Juventusi ka hedhur një hap mjaft të madh drejt mbrojtjes së titullit kampion, duke mposhtur Atalantën me rezultatin 2-0, në sfidën e prapambetur.

Gonzalo Higuain kaloi në avantazh bardhezinjtë në pjesën e parë, ndërsa Blasé Matuidi dyfishoi shifrat 10 minuta nga fundi, ndërsa Atalanta luajti 15 minutat e fundit me një lojtar më pak, pas kartonit të kuq të Mancinit.

Me këtë fitore, bardhezinjtë e Alegrit shkëputen me 4 pikë nga Napoli dhe 10 javë nga fundi i kampionatit, duket tashmë një hap më pranë titullit të 7 radhazi.