Ballina Aktualitet Lajme Ja 10 filmat që duhen shikuar patjetër, mos i humbisni

Ja 10 filmat që duhen shikuar patjetër, mos i humbisni

Bota kinematografike po njeh një zhvillim të jashtëzakonshëm. Viti që mbyllëm ishte shumë i sukseshëm për disa filma dhe seriale.

Shumë filma të rinj do të lansohen në këtë fillim vit, të cilët pritet të zgjojnë interesim te kineastët botërorë, për t’i parë ata.

Këtu janë listuar 10 filma që nuk nduhet huymbur dhe që janë fitues në disa festivale:

1-“The Hateful Eight” është projekti i ri i regjisorit të njohur, Quentin Tarantino, i cili përbëhet nga një kastë aktorësh yje të Hollywoodit, të tillë si: Samuel L. Jackson, Kurt Rusell, Jennifer Leight, Chaning Tatum, Tim Roth etj.

Filmi i takon zhanrit Western, dhe e sjellë historinë e një grupit burrash të panjohur, të cilët i bashkon një stuhi e rrezikshme.

Filmi i cili ka zgjuar interesim të madh te publiku, dhe ka marrë kritika të mira nga kritikët e filmit, ka filluar së shfaquri nëpër kinematë botërore nga 1 janari.

2-“The Revenant” është një tjetër film i cili duhet shikuar patjetër. Regjinë e këtij projekti e ka bërë regjisori i shpërblyer me Oscar, Alejandro Gonzalez Inarritu, si dhe në rolin e protagonistëve vijnë dy aktorë shumë të dashur për publikun, Leonardo DiCaprio dhe Tom Hardy.

Filmi i takon zhanrit triler është xhiruar në kushte të vështira në malet me dëborë të Kanadasë dhe në disa lokacione të Argjentinës.

Ai bazohet në histori të vërtetë dhe flet për mbijetesën, duke e rrëfyer historinë e Hugh Glass-it, i cili braktiset në mal nga shokët e tij të gjuetisë, kjo pasi që sulmohet brutalisht nga një ari. “The Revenant” do të fillojë së shfaquri nëpër kinema nga 8 janari.

3-“Anesthesia” është një tjetër projekt i ri i cili do të lansohet gjatë janarit, dhe vjen në regjinë e skenaristit, regjisorit dhe aktorit Tim Blake Nelson.

Filmi i cili i takon zhanrit dramë, e rrëfen historinë e tmerrshme të vjedhjes brutale të një profesori të Universitetit të Kolumbisë.

E në rolet kryesore, ky film i sjellë aktorët Sam Waterson, Kristen Stewart, Glenn Close dhe Gretchen Mol.

“Anesthesia” do të fillojë së shfaquri nëpër kinema nga 8 janari.
Ka kohë që ekranit të madh i ka munguar aktori veteran, Richard Gere, i cili kohët e fundit ishte fokusuar më shumë në angazhimet bamirëse sesa në karrierën e tij.

4-“The Benefactor”, i cili i takon zhanrit triler dhe vjen në regjinë e Andrew Renzi-t.

Filmi e rrëfen historinë e një çifti të sapomartuar, të portretizuar në film nga aktorët Dakota Fanning dhe Theo James.

Personazhi i Gere-t që është një pasanik filantropt, pas vdekjes së një çifti si pasojë e një aksidenti me veturë, vendos ta ndihmojë me të holla vajzën e tyre shtatzënë dhe bashkëshortin e saj.

Filmi pritet të pëlqehet shumë nga publiku dhe të shënojë suksese në arkat filmike botërore.

5-“13 Hours: The Secret Soldiers of Benghazi” titullohet një tjetër film i cili duhet shikuar gjatë këtij muaji.

Ai vjen i realizuar nga regjisori i njohur botëror, Michael Bay, dhe e sjellë historinë e gjashtë anëtarëve të një grupi të sigurisë, të cilët e mbrojnë me çdo kusht Konsullatën Amerikane në Bengazi, nga sulmet e militantëve islamikë.

Në rolin e protagonistëve vijnë aktorët, John Krasinski, Pablo Schreiber dhe Max Martini, ndërsa filmi do të filloj së shfaquri nëpër kinema nga 15 janari.
6- “The 5th Wave” me regji të J Blakeson-it.

Filmi i cili i takon zhanrit fantastik shkencorë, e rrëfen historinë e një vajze të re, e cila me çdo kusht mundohet ta shpëtojë vëllanë e saj të vogël në një botë të pushtuar nga jashtëtokësorët.

Në rolin e protagonistëve në këtë projekt vinën aktorët Chloe Grace Moretz dhe Nick Robinson. “The 5th Wave” do të fillojë së shfaquri nëpër kinema nga 22 janari.

7-“Dirty Grandpa” është një tjetër film i cili vlen të shikohet gjatë këtij muaji. Ai i takon zhanrit komedi dhe vjen në regji të Dan Mazer-it, ndërkaq në rolin e protagonistëve i sjellë aktorët, Roberto De Niro dhe Zac Effron.

Ngjarja e filmit shtjellohet rreth një djaloshi i cili është në prag të martesës, por e gjen veten të obliguar ta dërgojë gjyshin e tij aventurist në një udhëtim për në Floridë.

Dhe kështu gjatë rrugës ata përjetojnë momente të shumta qesharake. “Dirty Grandpa” do të fillojë së shfaquri nëpër kinema nga 22 janari.

8-“Jane got a Gun” titullohet filmi i cili mori 3 vjet për t’u realizuar. Ai në rolin e protagonistes së sjell aktoren shumë të dashur Hollywoodiane, Natalie Portman, e cila e portretizon një femër që detyrohet ta luftojë një grup problematikësh, të udhëhequr nga aktori Eëan McGregor.

Pritet të shihet nëse ia ka vlejtur të pritet 3 vjet për realizimin e këtij projekti, me të filluar së shfaquri nëpër kinema më 29 janar.

9- “Kung Fu Panda 3”. Panda i njohur rikthehet sërish në ekran të madh, me një tjetër aventurë, dhe si gjithnjë në shoqërinë e miqve të tij luftëtarë.

Ky film i cili ia ka edhe dy vazhdime të mëparshme, ka shënuar suksese të kënaqshme në arkat filmike botërore, dhe një gjë e tillë pritet të përsëritet sërish. “Kung Fu Panda 3” do të filloj së shfaquri nëpër kinema nga 29 janari.

10-“The Finest Hours”, me regji të Craig Gillespie. Ky film i cili fokusohet në një ngjarje tragjike në oqean, në rolet e protagonistëve i sjell aktorët yje të Hollywoodit, si: Chris Pine, Casey Affleck, Ben Foster, Erik Bana dhe Holliday Granger.

“The Finest Hours” do të fillojë së shfaquri për publikun mbarëbotëror nga 29 janari.

Pra për të gjithë ju që jeni adhurues të filmave, do të ketë lansime të larmishme gjatë muajit janar, duke filluar nga filmat fantastik- shkencorë, dramë, triler, komedi dhe filma të animuar. /sn/

@tn.lajmelokale
@tetovanews