Ballina Lajme Flet i punësuari në Agjencinë për Zbulim, si u ble mercedesi 600...

Flet i punësuari në Agjencinë për Zbulim, si u ble mercedesi 600 mijë eurosh

I punësuari në Agjencisë për Zbulim dhe ish sekretar shtetëror në kabitenin e Gordana Jankullovsës si ministre e Brendshme, shpjegoi se si është bërë furnizimi publik me të cilin është blerë Mercedesi prej 600 mijë eurosh.

Dëshmitari i PSP-së shpjegoi se ai ka qenë anëtar i komisionit AdHok për blerjen e Mercedesit po vetëm ka marrë pjesë në vlerësimin, dhe nuk e di procedurën e mëtejme.

“Më dhanë vendim se jam anëtar i komisionit për blerjen e makinës me specifika të sakta. Konstatuam se oferta ishte sipas rregullave.

Ekzistonte vetëm një ofertë e tillë dhe ajo u pranua. Ne nuk ishim ata që e lidhin kontratën”, tha dëshmitari.

Pak para se të nisë të përgjigjet dëshmitari, mbrojtja e Nikolla Gruevskit insistonte që gazetarët të largohen nga gjykimi, gjoja se dëshmitari shkaku i punësimit në Agjencinë e Zbulimit, mund të pyetet për informata të klasifikuara.

Por, gjykatësja Dobrilla Kacarska nuk e pranoi këtë kërkese duke cituar PSP në e cila siguroi se asnjë pyetje e tyre nuk ka lidhje me vendin e tanishëm të punës së dëshmitarit. /SHENJA/