Ballina Sport F1/ McLaren vjen ndryshe, zbuloni ndryshimin e madh

F1/ McLaren vjen ndryshe, zbuloni ndryshimin e madh

Skuadra me seli në Woking prezantoi njëvendëshen që do t’iu besohet pilotëve Fernando Alonso dhe Stoffel Vandoorne, për të lënë shenjë në Botërorin e këtij viti, atë ku favoritët janë të tjerë, por McLareni do të kërkojë të futet në podium.

Vetura e re e realizuar nga Tim Goss e Matt Morris, sipas analistëve do të shenjojë një përmbysje të tendencave, si në ngjyrë, ashtu edhe në rezultate, pas 3-vjeçarit negativ të lidhur me partneritetin me Hondën.

Tashmë motori i ri furnizohet nga Renault dhe, pavarësisht se nuk premton revolucion, paraqet një risi aerodinamike, sidomos në pjesën e përparme.

Ishte pikërisht Renault, çelsi për të mbajtur në skuadër një kampion si Fernando Alonso.

Spanjolli do të mbrojë ngjyrat e McLarenit për të katërtin vit radhazi, në një sezon ku do të impenjohet gjithashtu në garat e Le Mansit me Toyotën.

“Jam kurioz të shikoj këtë makinë në pistë, pasi e di sesa rëndësi ka këtë vit për skuadrën.

Shpresoj që të shfrytëzoj potencialin në maksimum. Nëse do të arrijmë të mbajmë pikat e forta të sezonit të kaluar, do të bëjmë një hap përpara”, tha Alonso./sn/