Ballina Jetë & Stil Dua Lipa shënon një tjetër sukses, falenderon ndjekësit e saj

Dua Lipa shënon një tjetër sukses, falenderon ndjekësit e saj

Dua Lipa ndodhet në Australi për një sërë koncertesh ‘live’ kur ka shënuar plot 8 milionë ndjekës në rrjetin social Instagram.

Këngëtarja e famshme më prejardhje shqiptare kishte vetëm pak mijëra ndjekës në fillimin e karrierës së saj kur publikoi hitin “Be The One”.

Asokohe, para se të shndërrohej në një divë, ndonjëherë ajo u kthente mesazhe fansave të saj që i shkruanin duke e komplimentuar por sot me 8 milionë ndjekës ajo e ka të pamundur t’a bëjë këtë gjë por ka gjetur një tjetër mënyrë.

Bukuroshja 22-vjeçare ka postuar në profilin e saj një foto joshëse ku i falenderon të gjithë ndjekësit për mbështetjen e ku ka theksuar se me kalimin e kohës në rrjetet sociale, me shtimin e ndjekësve është përmirësuar edhe cilësia e fotove të saj./sn/