Ballina Kronika Dramë në Kërçovë, arrestohet çifti që shiste kokainë, vajza hedh drogën sipër...

Dramë në Kërçovë, arrestohet çifti që shiste kokainë, vajza hedh drogën sipër çatisë së pallatit fqinj…

Policia në Kërçovë ka ngritur kallëzim penal kundër A.A. (34) nga Kërçova dhe L.F. (24) nga fshati Mamudovci i Kërçovës, për shkak të dyshimit se kanë kryer vepër penale “prodhim dhe shitje të paautorizuar të substancave narkotke dhe psikotropike”, transmeton Tetova News.

Siç informojnë nga policia, pas informacioneve paraprake se dy persona bëjnë shitjen e narkotikëve të llojit kokainë, më 12 mars u bë një bastisje në banesën e tyre në Kërçovë, ku të dy jetojnë me qira.

Në hyrje të pallatit u arrestua A.A., te i cili u gjetën 22 pako kokainë, ndërsa gjatë bastisjes së banesës pati rezistencë nga e dashura e tij F. L., e cila pengoi policinë në kryerjen e veprimeve zyrtare.

Përveç kësaj, nga policia njoftojnë se F.L. arriti që të hedh një sasi të pakove të kokainës në çatinë e ndërtesës fqinje, të cilat u konfiskuan më vonë.

Gjatë kontrollit në shtëpi u gjetën 6.660 euro, për të cilat dyshohet se kanë origjinën nga shitja e kokainës./TetovaNews