Ballina Sport Champions League/ “Magjia” Lionel Messi dërgon Barcelonën në çerekfinale (VIDEO)

Champions League/ “Magjia” Lionel Messi dërgon Barcelonën në çerekfinale (VIDEO)

Barcelona ka dhuruar një 90 minutësh spektakolar në sfidën e kthimit të fazës së 1/16 të “Uefa Champions League”, përballë skuadrës së Chelseas.

Katalanasit kanë arritur që të kualifikohen për në fazën e çerekfinaleve të këtij kompeticionit duke eleminuar “Blutë e Londrës” pas fitores së pastër që arritën sot në mbrëmje me rezultatin e pastër 3-0, ndërsa sfida e parë e luajtur në “Stamford Bridge” kishte përfunduar me rezultatin e barabartë 1-1.

Nën një atmosferë të mrekullueshme që ishte krijuar nga ana e tifozave vendas në “Camp Nou”, Barcelona arriti që të dhurojë një lojë të mrekullueshme, ku spikati si gjithmonë ylli i tyre Lionel Messi i cili në këtë takim arriti që të shënojë dy gola.

Argjentinasi zhbllokoi rezultatin që në minutën e tretë të takimit ku pas një aksioni spektakolar e dëgoi topin poshtë këmbëve të portierit Cortua duke ngritur në peshë tifozerinë e tij.

Goli i dytë do të niste sërish nga këmbët e Lionel Messit që pas një aksioni individual në minutën e 20-të jep një asis perfekt për mesfushorin Dembele që i vetëm përballë portierit godet saktë duke e dërguar topin në fund të rrjestës, për ta mbyllur pjesën e parë me rezultatin 2-0.

Pjesa e dytë do të ishte po aq spektakolare sa e parë, me Barcelonën që ka sërish nën kontrrol ndeshjen.

Rastin e parë në këtë pjesë e kishte sulmuesi Luis Suarez që humbi një rast të artë për të shënuar golin e tretë, i cili pasi përfitoi nga një gafë e portierit Courta, i vetëm përballë këtij të fundit nuk e dërgon dot topin në fund të rrjetës.

Megjithatë, goli i tretë nuk do të vononte shume dhe në të 63-tën, Lionel Messi, shënon për skuadrën e tij me të njëjtin stil si ai i pari duke e futur topin sërish mes këmbëve të portierit.

Një fitore mëse e merituar për Barcelonën që kompleton numrin e skuadra çerekfinaliste, që janë: Manchester City, Bajerni i Mynihut, Roma, Juventusi, Sevillia, Liverpool, Real Madrid dhe Barcelona.

Shorti për fazën e çerekfinaleve do të hidhet ditën e premte. (TemA)

Kliko KËTU për të ndjekur të gjithë rastet e ndeshjes, ndërsa më poshtë golat e takimit Barcelona-Chelsea.

Goli i parë i shënuar nga Messi

Goli i dytë i shënuar nga Dembele

Goli i tretë i shënuar nga Messi