Ballina Bota ‘Asnjë reagim’ nga Korea e Veriut për bisedime me SHBA-në

‘Asnjë reagim’ nga Korea e Veriut për bisedime me SHBA-në

Koreja e Jugut njoftoi se nuk ka marrë asnjë përgjigje nga Veriu për një takim ndërmjet liderit koreanoverior Kim Jong-un dhe Presidentit amerikan Donald Trump, shkruan BBC, përcjell Syri.net.

Në një zhvillim të papritur, Trump të premten e pranoi ftesën e Koresë së Veriut për bisedime direkte.

Zyrtarët e Koresë së Veriut thanë se Kim ishte përgatitur të hiqte dorë nga armët e tij bërthamore.

Detaje për bisedimet e planifikuara mbeten të paqarta, ende nuk ka marrëveshje për vendin e takimit dhe axhendën.

Analistët janë spektikë lidhur em atë që mund të arrihet përmes bisedimeve duke pasur parasysh kompleksitetin e çështjeve që përfshihen.

“Ne nuk kemi parë ose marrë ndonjë përgjgije zyrtare nga regjimi i Koresë së Veriut në lidhje me samitin Kore e Veriut-SHBA”, tha një zëdhënës i Ministrisë së Bashkimit të Koresë së Jugut të hënën./SYRI.NET