Ballina Kronika Arrestohen valltare nga Kosova dhe Shqipëria në një klub nate në Sllupçan

Arrestohen valltare nga Kosova dhe Shqipëria në një klub nate në Sllupçan

Gjatë kontrollit në një objekt hotilerie në fshatin Sllupçan në komunën e Likovës janë kapur nëntë femra – tre nga Maqedonia dhe gjashtë vajza nga Shqipëria dhe Kosova, të cilat janë privuar nga liria.

Ministria e Punëve të Brendshme kumtoi se kontrollin mbrëmë në mesnatë në orën 00.25 e ka kryer Sektori i Punëve të Brendshme -Kumanovë, policia e krimit pranë MPB-së, Inspektorati Shtetëror i Tregut dhe Drejtoria e të Ardhurave Publike.

Inspektorati Shtetëror i Tregut ka konstatuar se objekti ka punuar pa leje pune. Drejtoria e të Ardhurave Publike ka konfirmuar se në lokal nuk jepen llogari fiskale ame ç’rast janë gjetur 33.950 denarë, 90 euro dhe 100 dinar serb.

Kontrolli është kryer sipas planit të përpiluar paraprakisht për shkak dyshimit se në objekt qëndrojnë shtetase të huaja të cilat punojnë në lokal dhe në të kryhen veprime të kundërligjshme. Për rastin është njoftuat Prokurori Publik.