Ballina Lajme Zaev – Erdogan: Mbështetje për zgjidhje të kontestit me Greqinë dhe për...

Zaev – Erdogan: Mbështetje për zgjidhje të kontestit me Greqinë dhe për bashkëpunim të përforcuar ekonomik

Mbështetje në procesin për zgjidhje të kontestit me Greqinë sot pasdite dha edhe presidenti i Republikës së Turqisë, Rexhep Taip Erdogan në takimin me kryeministrin Zoran Zaev, i cili me delegacionin parlamentar ndodhet për vizitë zyrtare në Turqi. Presidenti i Turqisë vlerësoi se kjo është mirë për Ballkanin dhe për perspektivat euroatlantike të Republikës së Maqedonisë, transmeton Medial.mk.

Shërbimi qeveritar për shtyp kumtoi se në takimin me Erdogan, ku kryeministri Zaev ishte i shoqëruar nga ministri pa resor Adnan Qahil, u konstatua se dy vendet miqësore kanë potencial për avancim të bashkëpunimit ekonomik përmes rritjes së investimeve turke si dhe përmes nismave të reja nga ana e Maqedonisë.

Presidenti i Turqisë, Erdogan, e mbështeti nismën e kryeministrit Zaev për rritje të kuotave për eksport të mishit të qengjit dhe të viçit në Turqi, ndërkaq paralajmëroi edhe se këtë qëndrim do t’ia transmetojë Qeverisë së Rpeublikës së Turqisë. Ai shprehi mbështetje dhe inkurajim për biznesmenët turq për të investuar në Maqedoni.

Zaev potencoi se për qytetarët e Republikës së Maqedonisë është shumë me rëndësi çdo aktivitet dhe investim që ndikon në ngritje të standardit jetësor dhe hapë vende të reja të punës në Maqedoni dhe në atë drejtim iu falënderua presidentit Erdogan për zhvillimin e marrëdhënieve ekonomike, si dhe për mbështetje nga Republika e Turqisë për anëtarësim të Republikës së Maqedonisë në NATO dhe BE.

Loading...