Ballina Bota Turqia i kërkon Greqisë të përmbahet

Turqia i kërkon Greqisë të përmbahet

Ankaraja në mënyrë eksplicite i tha Greqisë se heqja dorë nga tensionet do të ishte më e mirë për lidhjet e ndërsjellta, tha kryeministri turk Binali Yildirim më 14 shkurt, duke shtuar se Deti Egje duhet të jetë një det “miqësie” mes dy vendeve.

Duke folur me mediat në Aeroportin e Esenboğa të Ankarasë para se të nisej për në Bjellorusi, Yılıdırım tha: “Ne shprehimisht i thamë atij (kryeministrit grek Alexis Tsipras) se qëndrimi larg tensioneve do të jetë më i mirë, lidhur me marrëdhëniet midis dy vendeve”.

Vërejtjet e tij erdhën një ditë pasi ai dhe Tsipras patën një bisedë telefonike dhe diskutuan zhvillimet e fundit në Detin Egje.

Ai tha se Deti Egje duhet të jetë një det “miqësie: midis Turqisë dhe Greqisë.

“Kohët e fundit, ka pasur disa shkelje në këtë tension, i cili filloi me ishujt Kardak, për të cilat kemi dhënë një përgjigje”, tha Yılıdırım.

Ai shtoi se të dy kryeministrat ranë dakord të lehtësonin tensionet dhe të mbanin linjën e komunikimit përmes kanaleve politike dhe diplomatike.

Yıldırım tha se një takim i Shtabit të Përgjithshëm të NATO-s do të mbahej në maj.

“Në këtë kuadër, shefat e shtabeve të përgjithshme të të dy vendeve do të mblidhen dhe do të diskutojnë reciprokisht masat e nevojshme për të siguruar që tensionet në terren të mos përshkallëzohen më tej”, shtoi ai./tvklan.al

Loading...