Ballina Bota Turqia do t’u japë shtetësinë të gjithë pjesëtarëve të dinastisë otomane

Turqia do t’u japë shtetësinë të gjithë pjesëtarëve të dinastisë otomane

SHPËRNDAJE

Ministri i Jashtëm turk, Mevlüt Çavuşoğlu, tha dy ditë më parë se të gjithë anëtarëve të jashtëm të dinastisë otomane do t’u jetep shtetësia turke.

Deklarata e bërë në një takim në Stamboll erdhi një ditë pasi u mbajtën ceremonitë përkujtimore për 100-vjetorin e vdekjes së sulltanit Abdulhamid II.

“Do t’u japim shtetësinë turke të gjithë atyre që nuk e kanë. Do të merrem personalisht me këtë gjë, në përputhje me vendimet e kabinetit”, tha ai.

Çavuşoğlu tha se u ka kërkuar misioneve diplomatike nëpër botë, që nëse njohin pjesëtarë të dinastisë otomane, të interesohen dhe të mbajnë kontakte me ta, një porosi kjo e presidentit Erdogan.

Interesi për sulltanin Abdülhamid II, i cili mbretëroi në vitet 1876-1908, është rritur vitet e fundit për shkak të serialeve televizive.

Një i tillë, me titullin “Payitaht Abdülhamit” në televizionin shtetëror TRT tregon vitet e fundit të sulltanit në fron.

“Është e rëndësishme të ketë një konsensus mes Republikës së Turqisë dhe Perandorisë Otomane”, tha kreu i diplomacisë turke.

Në një deklaratë të 3 ditëve më parë, presidenti turk tha se republika është “vijim i Perandorisë Otomane”. (TemA TV)