Ballina Kronika Tronditëse, shqiptari i jep fund jetës në stacionin e trenit

Tronditëse, shqiptari i jep fund jetës në stacionin e trenit

SHPËRNDAJE

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku fatkeqësisht viktima është një i ri shqiptar. Bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur mëngjesin e djeshëm, por sot është identifikuar viktima. Bëhet fjalë për një të ri shqiptar me inicialet R. E., 30 vjeç.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në stacionin e Desios, në Monza, Itali. Viktima banonte në këtë zonë, shkruan SYRI.net.

Sipas të dhënave të mbledhura deri më tani nga policia, viktima që banonte pranë zonës ku ka ndodhur edhe ngjarja e rëndë, kishte probleme me sjelljen dhe në janar të vitit 2015 ishte arrestuar për një tentativë vrasje, ngjarje e ndodhur në Muggio, ku jetonte më parë.

Sipas të dhënave të deritanishme nga policia italiane, dyshimet janë se ai është hedhur në shinat e trenit pak sekonda para se ai të mbërrinte afër stacionit.

Përplasja ka qenë e menjëhershme dhe nuk ka pasur asnjë mundësi për të shpëtuar.