Ballina Bota Të shtëna me armë në SHBA pranë zyrave të NSA, 3 të...

Të shtëna me armë në SHBA pranë zyrave të NSA, 3 të plagosur

Një incident ka ndodhur pranë zyrave të qëndrore të Agjencisë Kombëtare të Sigurisë në Maryland të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Një automjet i dyshimtë tentoi të çante rrethimin dhe të hynte në territorin e godinës së NSA.

Sipas mediave amerikane, raportohet për tre persona të plagosur nga të shtënat me armë, mes tyre një agjent policie. Në xhamin e automjetit të dyshimtë që tentoi të çante rrethimin, shihen shenjat e plumbave.
Imazhet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë një person të arrestuar. Sipas autoriteteve amerikane, situata është nën kontroll. /tvklan.al

Loading...