Ballina Bota Shtohen tensionet: Avioni luftarak i SHBA shkatërron tankun rus (VIDEO)

Shtohen tensionet: Avioni luftarak i SHBA shkatërron tankun rus (VIDEO)

SHPËRNDAJE

Ky është momenti kur një avion luftarak i SHBA shkatërroi një tank rus në Siri, pasi informacioneve se qindra mercenarë rusë po luftojnë fshehurazi në atë vend të shkatërruar nga lufta.

Avionët amerikanë shkatërruan një tank T-72 prodhim rus, gjatë një sulmi bombardues të projektuar për të mbrojtur luftëtarët rebel në Siri të shtunën, ku thuhet se vrarë qindra mercenarë rusë.

Nëse kjo vërtetohet, atëherë kjo do të ishte përplasja më e madhe midis forcave amerikane dhe atyre ruse që nga përfundimi i Luftës së Ftohtë dhe do të paraqesi një përshkallëzim të tensioneve midis dy forcave më të fuqishme të armatosura në botë të cilët janë të angazhuar në luftën në Siri.

“Tanku ishte në shënjestër pranë Al Tabiyeh në një përpjekje për ta ndalur atë duke gjuajtur drejt një pozicioni të mbajtur nga forcat amerikane dhe aleatët e tyre sirianë“, tha një zëdhënës i Pentagonit.

Kjo ndodhi disa ditë pasi ushtria amerikane tha se koalicioni i tij anti-xhihadist kishte kryer sulme në ‘vetëmbrojtje’ kundër forcave besnike ndaj presidentit sirian Bashar al-Assad në të njëjtin rajon, duke lënë të vdekur rreth 100 personel pro-regjimit.

Ndërsa mbi 600 mercenarë rusë janë raportuar të vrarë në Siri gjatë javëve të fundit, shumica e të cilëve nga sulmet ajrore të udhëhequra nga SHBA, shkruan Daily Mail. Të dy burimet si ato amerikane edhe ruse raportojnë për vdekjen e më shumë se 200 mercenarëve të vrarë në një sulm të dështuar ndaj një baze që mbahet nga forcat amerikane dhe kurde në Deir Ezzor, në veri-lindje të Sirisë, javën e kaluar, raporton Bloomberg.

Megjithatë, Kremlini tha sot se nuk kishte informacion rreth mercenarëve rusë që thuhet se po vriteshin në Siri, duke thënë se ai njihte vetëm për shtetasit rusë të cilët ishin vendosur atje si anëtarë të forcave të armatosura ruse.

Pjesa më e madhe e mercenarëve të vrarë raportohet se janë punësuar nga ushtri private e quajtur Wagner, e cila është lidhur ngushtë me Ministrinë e Mbrojtjes ruse, shkruan Daily Mail, duke shtuar se kjo ushtri drejtohet nga Dmitry Utkin një ish-anëtar i forcave speciale ushtarake ruse. Gjithashtu ai është fotografuar në evente të ndryshme përkrahë Presidentit rus, Vladimir Putin.(TemA TV)