Ballina Lajme Shqiptarët humbin dy drejtori në Qendrën Klinike në Shkup, LSDM emëron drejtorët...

Shqiptarët humbin dy drejtori në Qendrën Klinike në Shkup, LSDM emëron drejtorët e saj

Klinika e syve dhe ajo e Kardiologjisë tashmë nga sot janë me drejtues të ri, mëson ekskluzivisht Agjencia e lajmeve Zhurnal.

Kështu, Hristijan Duma tashmë është emëruar si drejtor në Klinikën e syve ndërsa Zhan Zimbakov është emëruar Drejtor i klinikës së kardiologjisë.

Që të dy këto drejtori mjaft të rëndësishme të sistemit shëndetësorë ishin në duart e Aleancës për shqiptarët ndërkohë që kanë përfunduar që të dyja në duart e LSDM-së dhe kuadër i tyre nga sot do të drejtojnë këto dy klinika.

Loading...