Ballina Kronika Shkupjani përjeton horror të vërtetë, sulmohet nga pesë persona

Shkupjani përjeton horror të vërtetë, sulmohet nga pesë persona

SHPËRNDAJE

Të shtunën një djalosh 21 vjeçar nga fshati Batincë ka përjetuar horror të vërtetë.

Siç e ka informuar policinë, rreth orës 18 e 50 minuta ai është sulmuar fizikisht dhe është plaçkitur nga pesë persona të panjohur (tre meshkuj dy femra). Deri sa Z.O. (21) ëshët vozitur me autobusin numër 70, te stacioni afër qendrës tregtare “Vero Xhambo” janë ngjitur pesë persona që ka folur me ton të lartë.

Ai ka kërkuar prej tyre që të ulin tonin, por në atë moment njëri prej tyre e ka goditur nga mbrapa me grusht në shpinë, kurse më pas i janë vërsulur me grushte edhe personat tjerë. Shoferi i ka hapur dyert, me ç’rast sulmuesit kanë ikur dhe ia kanë marrë valixhen që ka pasur 21 vjeçari.

Edhe ai ka dalur nga autobusi dhe ka ikur drejt stacionit të autobusëve. Mirëpo te semaforët afër Stacionit njëri prej pesë personave e ka kapur për dore dhe ia ka vjedhur orën e dorës, kurse një tjetër e ka goditur edhe një herë me grusht, kësaj radhe në gjoks. Policia njofton se po ndërmerr masa për gjetjen e personave dhe ndriçimin e plotë të rastit.