Ballina Teknologji Rreziqet që vijnë nga Inteligjenca Artificiale

Rreziqet që vijnë nga Inteligjenca Artificiale

Dronët e shndërruar në raketa, video të rreme që manipulojnë opinionin publik dhe hakimi automatik, janë vetëm tre kërcënime që vijnë nga inteligjenca artificiale.

Raporti “Keqpërdorimi i Inteligjencës Artificiale” paralajmëron se Inteligjenca Artificiale (IA) është pjekur për shfrytëzim nga shtetet mashtruese, kriminelët dhe terroristët.

Ata që merren me zhvillimin e IA duhet të bëjnë më shumë për uljen e mundësive për keqpërdorimin e teknologjive të tyre, thuhet në raport.

Gjithashtu është thënë se qeveritë duhet të konsiderojnë ligje të reja.

Shahar Avin, nga Qendra për Studime të Riskut për Ekzistencë në Cambridge, shpjegoi se raporti është fokusuar në fushat ku IA është e qasshme aktualisht apo mund të jetë brenda pesë vjetëve të ardhshme, dhe se nuk kanë analizuar të ardhmen e largët./kk/

@tn.lajmelokale
@tetovanews