Ballina Showbiz Rita Ora konfirmon ardhjen e saj një ditë pasi Qeveria ndau 600...

Rita Ora konfirmon ardhjen e saj një ditë pasi Qeveria ndau 600 mijë euro

SHPËRNDAJE

Këngëtarja me prejardhje shqiptare, Rita Ora ka konfirmuar sot se do të marr pjesë në organizimin pë 10 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Ky konfirmim ka ardhur një ditë pasi që qeveria ka ndarë 600 mijë euro mëson Insajderi.

Gjatë kësaj dite është përfolur se ajo nuk do të mund të realizonte koncertin  saj në Prishtinë për shkak të mungesës së disa pajisjeve dhe pagesës së stafit të saj.

Mirëpo pas ndarjes së mjeteve Rita Ora ka konfirmuar vetë ardhjen në Kosovë, duke postuar një foto në rrjetin e saj social, “Instagram”.

“Përshëndetje të gjithëve. Jam shumë e lumtur që do t’ju bashkohem të gjithë juve në Kosovë, për ta kremtuar përvjetorin e 10-të të pavarësisë. Shihemi së shpejti. Ju do Rita”, ka shkruar këngëtarja në rrjetin social.

Së bashku me këtë postim Rita Ora, ka bërë publike se ka krijuar edhe një dizajn të duksave me logo të Kosovës.

Duksat e dizajnuar nga Rita Ora për nder të 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës dhe ardhjes së saj në vendlindje do të kushtojnë 50 funte apo në euro 56 euro e 30 cent.

Ora përmes Instagramit ku ka konfirmuar ardhjen në Kosovë ka bashkangjitur vegzën ku mund të blihen online duksat e dizajnuar nga Ora.

“Jam shumë e lumtur që do të jem me ju në 10-vjetorin e Pavarësisë se Kosovës në Prishtinë. Kjo është një bluzë të cilën e kam dizajnuar për ketë rast dhe shpresoj të mbetet një kujtim i mirë për të gjithë ne. Ju dua, Rita”, ka shkruar Rita Ora në Instagram. /Insajderi.com