Ballina Bota Rebelët e mbështetur nga Turqia zbrapsin kurdët, marrin edhe një qytet në...

Rebelët e mbështetur nga Turqia zbrapsin kurdët, marrin edhe një qytet në Afrin (VIDEO)

SHPËRNDAJE

Kryengritësit e mbështetur nga Turqia sot kanë dhënë lajmin se kanë marrë edhe qytetin e dytë në regjionin e Afrinit, pasi kanë përparuar brenda qarkut strategjik Rajo, transmeton Tetova News.

Nën udhëheqjen e Ushtrisë së Lirë të Sirisë (FSA), pas një lufte shumë të ashpër me njësitë e mbrojtjes popullore kurde (YPG), forcat proturke ia arritën që të marrin kontrollin në vendbanimin Kuda Kavi në veriperëndim të Afrinit.

Përveç marrjes së Kuda Kavit në rajo, kryengritësit proturq kanë përparuar edhe në jugperëndim të rajonit fqinj me Afrinin.
Ata arritën të ndërtojnë një zonë të madhe mbrojtëse përreth aksit Jandaris, që është shumë e rëndësishme sepse kjo zonë është e lidhur me kufirin krahinor të Idlibit.

Kryengritësit janë filmuar në rrugën drejt Afrinit./TetovaNews