Ballina Lajme Rasti “Almiri”, Prokurori refuzoi tërheqjen e prokurores Kusigureska

Rasti “Almiri”, Prokurori refuzoi tërheqjen e prokurores Kusigureska

SHPËRNDAJE

Organi i akuzës në Kumanovë ka hedhur poshtë tërheqjen e Prokurores Suzana Kusigerska në rastin e vrasjes së vogëlushit 4 vjeçar Almir Aliut. Prokuroria Themelore e Kumanovës i ka vlerësuar si të pa baza kërkesën e palës së dëmtuar.

Nga ana tjetër mbrojta edhe një herë kërkoi që të gjitha dëshmitë të shqyrtohen nga e para.

Për vrasjen e Almir Aliut akuzohet Boban Iliç, ndërsa për dhunë ndaj të akuzuarit dhe vëllait tij Bojan Iliç akuzohen Sedat Aliu, Abdulla Aliu dhe Sami Demiri. Vrasja e Almir Aliut ndodhi më 25 qershor të vitit 2016 në Kumanovë, pas një zënkë paraprake mes familjarëve të Almirit dhe të akuzuarit Boban Iliç i cili shtypi me makinë 4 vjeçarin nga Kumanova dhe prindërit e tij./alsat-m/