Ballina Argëtim Kuriozitete Pse 500 euro është konsideruar si kartëmonedha e preferuar e krimit?!

Pse 500 euro është konsideruar si kartëmonedha e preferuar e krimit?!

Duke nisur nga fundi i këtij viti, kartëmonedha 500 euro nuk do të printohet më. Banka Qendrore Europiane ka vendosur që në vitin 2016 që kjo kartëmonedhë të mos prodhohet më dhe të tërhiqet gradualisht nga tregu. Kjo nuk nënkupton se kartëmonedha do të humbasë vlerën e saj ligjore vitin e ardhshëm.

Por cilat janë arsyet e një vendimi të tillë?

Sipas Europol, kartëmonedha 500 euro është prerja e preferuar e krimit të organizuar, mbi të gjitha për motive logjistike të lidhura me transportin në rastin e transaksioneve të dyshimta apo për ruajtjen e tyre jashtë sistemit të kontrollit.

Mjafton vetëm të evidentojmë faktin se 1 milion euro me prerje 500 peshon më pak se 2.2 kilogramë ndërsa për të arritur të njëjtën vlerë me kartëmonedha 50 euro, pesha arrin në 22 kilogramë./Scan/

@tn.lajmelokale
@tetovanews