Ballina Argëtim Jetë & Stil Portreti i Trumpit me monedha

Portreti i Trumpit me monedha

Dyshja artistike ukrainase Daria Marchenko dhe Daniel Green prezantuan punën e tyre të fundit në Nju Jork. Puna e mëparshme e dyshes, “Face of War”, është pikturë masive e presidentit rus Vladimir Putin, e përbërë nga 5,000 predha plumbash të sjella nga vija frontale në Ukrainën Lindore.

Këtë herë ata treguan një tjetër portret masiv të një kreu të shtetit, përkatësisht atë të presidentit amerikan Donald Trump. Portreti i Trumpit është bërë nga qindra monedha amerikane. Piktura me titull “Face of Money” i mori artistëve tre muaj dhe ata zgjodhën presidentin amerikan për arsye të shumta.

“Paraja bazohet në nderin dhe dinjitetin, por dinjiteti apo nderi nuk bazohen në paratë. Kjo është diçka shumë interesante për të cilën ne flasim”, tha Marchenko. Green tha se ata zgjodhën të përdorin monedhat për një arsye.

“Ju mund të jeni i pasur, por mund të jeni i lirë në të njëjtën kohë. Edhe nëse keni miliarda dollarë, nëse nuk keni ndonjë stil, nuk mund të konsideroheni person me vlerë” tha ai.

Portreti i Trumpit është bërë edhe nga monedhat e kuqe të pokerit, duke simbolizuar retorikën e tij. Artistët thonë se puna e tyre portretizon një sërë emocionesh. Sipas tyre, portreti mund të duket krenar dhe komik./sn/

@tn.lajmelokale
@tetovanews