Ballina Sport Po pastrohet bora nga stadiumi i Tetovës, sot luan Shkëndija – Vardar

Po pastrohet bora nga stadiumi i Tetovës, sot luan Shkëndija – Vardar

Derbi i xhiros së 19-të të Ligës së Parë të futbollit të Maqedonisë ndërmjet Shkëndijës së Tetovës dhe Vardarit të Shkupit do të luhet sot në stadiumin e qytetit në Tetovë. Edhe pse zyrtarisht në asnjë moment nuk u fol për prolongim eventual të kësaj ndeshje, gjithsesi të reshurat e mëdha të borës në rajonin e Pollogut ngritën dyshime në aspekt të mungesës së kushteve për zhvillimin e kësaj përballeje.

Dje terreni ishte i mbuluar nga një shtresë e trashë e borës, mirëpo e njëjta pritet të hiqet tërësisht deri në fillimin e takimit. Duke parë se të reshurat pushuan që mbrëmjen e të martës, sot që në mëngjes si që mund të shihni edhe në pamjet filmike është duke u punuar në pastrim të terrenit.

Edhe pse mbetet edhe shumë borë për tu hequr, gjithsesi gëzon fakti që në pjesët e pastruara terreni duket në gjendje stabile dhe me gjasa do të ofrojë kushte ideale për lojë.

Shkëndija-Vardari është caktuar të luhet sot në orën 14:00, njëjtë si takimet tjera të xhiros së 19-të Shkupi-Akademia Pandev, Rabotniçki-Renova, Sileksi-Skopje dhe Pobeda-Pelisteri. /Shenja/

Loading...